Zhvillonin aktivitetin e lojërave të fatit, arrestohen 4 persona

 Policia e Krujës pas një kontrolli të befasishëm ka konstatuar se disa persona vijonin të ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit, edhe pse ligji për mbylljen e tyre  ka hyrë në fuqi që më 1 janar të 2019.

Për këtë janë proceduar penalisht katër shtetas, ku në mesin e tyre  është edhe pronari i subjektit.

“Policia e Krujës ka ushtruar  kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 4 shtetas, përfshirë pronarin e një subjekti,  ku iu gjetën dhe sekuestruan sende të ushtrimit të lojërave të fatit. Janë proceduar penalisht për veprat penale” “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasit  A.T, D.K, O.D, dhe E.Sh.(pronari i subjektit). Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut.

Policia e Shtetit fton cilindo  të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.”, thuhet në njoftimin e policisë./A.C/dritare.net

LEXO DHE :  Qytetari kritikon ministren e Arsimit, shihni si i kthehet Rama!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.