Zhdukja e të riut nga Laçi/ Një ditë para la takim në Nikël. Ja për çfarë kërkohej nga policia!
Dritare.net
Eljon Hysa, foto e publikuar nga Oraneës
“Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018”- njofton policia, e cila shton se ky person ka qene i shpallur ne kerkim pasi gjykata ka “caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
“BË” raporton se i riu Keisi Elion Hysa kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishtë një mobileri.
34-vjeçari rezulton edhe me dy emra të tjerë, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit ai u zhduk pa gjurmë dhe familja nuk ka më asnjë informacion për të.
Familjaret e tij kane dyshime se ai mund te jete vrare. Sipas gazetarit te Panorama, personi në fjalë është në kërkim nga policia pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur me 10 korrik të vitit 2015 në Sarandë. Hysa, rezulton per policine bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në qytetin bregdetar.
Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Berisha publikoi mesazhin e xhaxhait te te zhdukurit, i cili ngrinte dyshime per vrasjen e nipit te tij./panorama.al