Një 53-vjeçar nga Fushë-Arrëzi është zhdukur prej 10 ditësh. Një punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve është denoncuar nga familjarët si i humbur. Ditën e fundit që familja ka komunikuar me të, Ahmeti iu kishte thënë se ishte nisur drejt banesës në fshatin Lajthizë, por nuk kishte mbërritur kurrë.
Zhduket 53-vjeçari në Fushë-Arrëz. I biri tregon telefonatën e fundit
E Martë 28 Nëntor 2017, 09:09
Dritare.net
Banorët kanë kërkuar gjithë malet e zonës, nuk e kanë gjetur. I biri, Erjon Ahmeti tregon edhe telefonatat e fundit me të atin.
“Babai kur folëm për herë të fundit më tha se kishte zbritur në qendër të fshatit. U nisa t’i dal para rreth orës 19:00 por nuk u takuam, mendova mos ka ndaluar tek fqinjët. I telefonova sërish por pas kësaj kohe telefoni është hapur dy herë, por babai nuk përgjigjej. Kam thërritur e kërkuar atë natë gjithë kohën por nuk gjeta asgjë. Të nesërmen kam denoncuar ndërsa këto ditë kemi kërkuar gjithë zonën por pa gjetur gjë. Kërkoj angazhim më të madh të Policisë, të paktën të gjurmojnë telefonin që të dimë ku të kërkojmë”, thotë i biri i 53-vjeçarit për “BalkanWeb”./L.P./