Në përgjithësi jemi mësuar me lavamanët karakteristikë të bardhë e prej porcelani në banjo dhe inoksi në kuzhinë, por nuk duhet të harroni që ka edhe shumë opsione të tjera, të cilat do t’i japin tualetit tuaj më shumë gjallëri dhe kuzhinës funksionalitet. Tashmë arreduesit e shtëpive ofrojnë modele dhe ngjyra nga më të ndryshmet për lavamanët, me një apo dy vaska, të thjeshtë apo me aksesorë. Një element i rëndësishëm që duhet të keni parasysh është që sipër lavamanit të vendosni ndriçim, pasi kjo ka një rëndësi për momentin kur ju pastroni ushqimet. Dritare.net ju sjell disa nga këto modele, me të cilat jemi të sigurt që pasi t’i shihni do të dashuroheni. V.D/Dritare.net/