Zgjerohet fronti opozitar: Edi Rama shqetësohet nga sulmi i gazetarit Barabamo

Gazetari Barabamo është nevrikosur shumë kohët e fundit me kryeministrin Rama pasi ky nuk i shkon në studio për intervistë. Pavarësisht këmbënguljes së tij që kryeministri të shkojë, ai i ka kthyer përgjigje se ka frikë tek studioja e tij pasi i duket si vrima ku rrinte Drakula dhe nuk e kuptonte nga i vinin pyetjet. Barabamoja këtë e mori për sulm personal pasi mendoi që kryeministri tallej për shkurtësinë e tij. Por kryeministri i tha se fobia e tij nuk ka lidhje me shtatshkurtësinë e Barabamos, madje e vlerësonte për këtë sepse i shkurtër ishte edhe Napoleoni, por sepse ishte shumë i zi dhe e ngatërronte me sfondin e skenës. Dhe kryeministri që i vogël i ka fobi lakuriqët e natës, ndjesi që ja krijonte studioja e zezë e Barabamos, dhe kur ky i bënte pyetje, nuk e kuptonte nga i vinte zëri.

Pas kësaj Barabamo morri vendimin që të bëhet armik i betuar i Ramës dhe të sulmojë këtë në çdo drejtim.

Kështu që sot Barabamoja kishte bërë një shkrim të thellë sociologjik ku shpjegonte sesi Ramës i kishte ardhur fundi dhe i ishte çarë diga; se studentët nuk do ndaleshin derisa ta rrëzonin dhe se në këtë pikë nuk e shpëtonte dot askush.

Shkrimi i Barabamos pati jehonë të thellë në portale që shquhen për nivelin e tyre të lartë intelektual dhe lexuesin e përzgjedhur.

LEXO DHE :  Dibër/ Rikthehen reshjet e borës, disa fshatra të bllokuara

Pas kësaj pritet që ditët e Ramës të jenë të numëruara. Kjo nisur edhe nga fakti se shkrimet e Barabamos përbëjnë trend në shtypin shqiptar, pavarësisht se shpesh harron t’ia lexojë edhe gruaja.

I trembur nga ndikimi që mund të ketë shkrimi i Barabamos në Gjirokastër dhe veçanërisht në lagjen Palorto, kryeministri Rama mori në telefon  punëdhënësin e Barabamos dhe i tha që ti lutej për ta hequr shkrimin. Pas gjysëm ore bisede, ku Rama po i shpjegonte  punëdhënësit të Barabamos, se kush ishte Barabamoja dhe çfarë emisioni bënte, ai i tha që mos ta vriste mendjen se emisionin e tij nuk e shikonte edhe ai vetë, por ia linte se i kishte mbetur në dorë  dhe i vinte gjynah ta hiqte, pasi sa herë matej, Barabamoja i vinte duke qarë në zyrë dhe i thoshte se kishte halle e nuk kishte para as për të blerë këpucë

Pas kësaj, priten aksione të tjera të Barabamos, si pjesë e frontit opozitar për rrëzimin e Ramës. Nuk mungojnë as ofertat nga partitë opozitare për Barabamon, por ai është shprehur se për momentin është i dashuruar me profesionin e tij. Gjithsesi do ta mendojë. Edhe ne si dritare.net e kemi në detyrë t’iu informojmë në të ardhmen mbi ecurinë e shkrimeve dhe jetës së Barabamos si pasuri intelektuale e vendit./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.