Zgjedhjet në SHBA, pjesëmarrje masive e femrave
E Mërkurë 8 Gusht 2018, 15:03
Dritare.net
Këtë vit në zgjedhjet që do të mbahen në SHBA në nëntor, ajo që është vënë re është numri i lartë i femrave që po kandidojnë për guvernatorë dhe Kongresin Amerikan.
Deri më tani, pas primareve të së martës në 4 shtete, të paktën 11 kandidate femra janë në garë për guvernator, ndërsa së paku 173 për kongres.
Rezultatet u përshëndetën si një histori suksesi e vazhdueshme nga aktivistët për gratë në politikë.
Deri më tani kjo është shifra rekord në SHBA për pjesëmarrjen e grave në politikë./ I.M-Dritare.net