Zgjedhjet në SHBA/ Ja gratë që bënë histori!
Dritare.net
Dritare.net do ju njohë me gratë me ngjyrë që fituan poste në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe që konkurruan për herë të parë. Më poshtë gjeni gratë, që bënë histori, në ditën e zgjedhjeve.
1. Alexandria Ocasio-Cortez
Pasi fitoi në qarkun e 14-të të Nju Jorkut, Ocasiio-Cortez do të bëhet gruaja me e re që do të shërbejë në Kongres.
2. Rashida Tlaib
Tlaibi fitoi qarkun e 13-të të Kongresit të Miçiganit, duke e bërë atë një nga gratë e para myslimane në Kongres.
3. Ilhan Omar
Omar fitoi qarkun e 5-të Kongresit të Minesotës, dhe kjo për herë të parë myslimane
4. Ayanna Pressley
Duke fituar qarkun e 7-të të kongresit në Massachusetts, Pressley bëhet gruaja e parë me ngjyrë që përfaqëson Massachusetts në Kongres.
5. Sharice Davids
Davids do bëhet gruaja e parë amerikane vendase, në Kongres, pas fitores në qarkun e 3-të të Kananas-ë.
6. Deb Haaland
Pasi fitoi qarkun e parë në New Mexico, Haaland i shtohet Kongresit.
7. Veronica Escobar
Pas fitores në qarkun 16-të të Kongresit të Teksasit, Escobar do të bëhet pjesë e Kongresit.
8. Sylvia Garcia
Garcia do të bashkohet me Escobar në Kongres, pasi fitoi rrethin e kantonit të 29-të të Teksasit.
9. Lauren Underwood
Underwood bëri histori kur ajo u bë gruaja e parë me ngjyrë që kandidoi në qarkun e Illniosit, dhe fitoi.
10. Jahana Hayes
Pasi fitoi në qarkun e 5-të të Konektikatit, Hayes bëhet pjesë e Kongresit, ku përfaqëson Connecticut.
11. Letitia James
James, u bë gruaja e parë me ngjyrë që do shërbejë si avokate e përgjithshme në Nju Jork. Ajo gjithashtu u zgjodh në zyrën gjithëpërfshirëse të Nju Jorkut./E.B-dritare.net