Zgjedhjet afatmesme/Trump thirrje votuesve: Arritjet tona janë në rrezik
Dritare.net
Mundësia e Trump-it për të qeverisur edhe këto dy vjetët e mandatit të tij, varet nga rezultati i këtyre zgjedhjeve. Pjesëmarrja në votim do të jetë e lartë, megjithëse shumë prej tyre e kanë hedhur votën paraprakisht, informon dritare.net. Amerikanët do të votojnë për 435 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet në Senat, dy organet që përbëjnë Kongresin. Guvernatorët gjithashtu janë duke u zgjedhur në 36, nga 50 shtete. Ndërkohë, në një sondazh të fundit të bërë nga mediet ndërkombëtare, rezultoi se, shumica e amerikanëve preferojnë të votojnë demokratët, për Dhomën e Përfaqësuesve. Republikanët tani kanë nën kontroll vetëm 2 dhomat e Kongresit, ndërsa bën avantazh për demokratët Dhoma e Përfaqësueseve./K.C/dritare.net