Zgjedhja përfundimtare e Fevziut, gazetari thotë fjalën e fundit!

Në Klan apo në Top Channel, ku do shfaqej Blendi Fevziu sezonin e ardhshëm?

Ishte kjo pyetja e pak ditëve më parë, e cila mori një vëmendje të madhe në mediat online.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “360 Gradë” të Ora News, vetë gazetari i ka dhënë fund dilemave, duke u shprehur se ka vendosur të qëndrojë në një vend ku është mësuar me problematikën.

Fevziu tha:

“Unë kam qenë mes një tundimi për një projekt shumë interesant që në Top ka nisur të zbatojë Ben Blushi dhe tërheqjes emocionale ndaj një televizioni ku kam qenë prej 20 vjetësh pa pasur kurrë një shqetësim nga ato që shumë prej kolegëve kanë. Unë kam thënë që kjo nuk është një zgjedhje racionale, pati ato zgjidhen kollaj. Ka qenë një zgjidhje emocionale. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën”./d.m-dritare.net

LEXO DHE :  Kush ikën, kush vjen/ Të gjitha lëvizjet televizive të sezonit

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.