Zgjatja e mandatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore, OSBE: Përmirësoni legjislacionin!
E Premte 26 Prill 2019, 17:05
Dritare.net
"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre. Ne nxitim Komisionin të përmirësojë legjislacionin sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të bëra pas zgjedhjeve të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe e sigurojmë Komisionin për gatishmërinë tonë për të mbështetur me ndihmë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.",- shkruan OSBE-ja/K.C/dritare.net