Zelandë e Re, peshkatari shpëton beben 18 muajsh

Gus Hutt, një peshkatar i cili kishte dalë me varkën e tij në brigjet e Zelandës së re për të zënë peshk ka parë në det diçka që i është dukur si ‘një kukull’ dhe teksa i është afruar ka zbuluar që bëhej fjalë për një bebe vetëm 18 muajsh, mrekullisht akoma në jetë.

Peshkatari e ka kuptuar që bëhej fjalë për një bebe vetëm kur e tërhoqi nga uji dhe e ngriti lart. ’O zot i im, është një fëmijë dhe është akoma gjallë. Është një mrekulli’, ka treguar Hutt për gazetën NZ Herald.

LEXO DHE :  Rama preket nga kushtet e familjes kosovare: Do të kontibuoj edhe unë

Fytyra i dukej si prej porcelani’, ka treguar Hutt. Nëse do të kisha parë në atë drejtim një minutë më vonë nuk do të kishte shpëtuar. Sigurisht që si kishte ardhur akoma koha’, ka shtuar peshkatari.

Më pas kishte zbuluar se fëmija i vogël ishte në kamping me prindërit dhe ka dalë vetëm në plazh por në momentin kur është afruar tek uji ai e ka tërhequr me vete./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.