Zëdhënësi i Prokurorisë: Nxjerrja e përgjimeve të Dakos, shkelje e sekretit hetimor
E Premte 26 Tetor 2018, 22:10
Dritare.net
Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Denion Ndrenika, ka folur në emisionin “Java” në RTSH tha se dosja 339 ku është përfshire dhe Vangjush Dako është nën hetim, kështu që nxjerrja e materialit ka çuar cenim të sekretit hetimor.
Ai ka shpjeguar se do ketë dhe një hetim tjetër për ata që kanë nxjerrë fashikuj të kësaj dosje pasi nxjerrja e fashikujve në media është thyerje e sekreti t hetimor dhe dënohet nga Kodi Penal.
“Nuk e di se nga rrjedhin informacionet, por them se do të ketë një hetim të plotë dhe ligji është shumë i qartë.
Çështja është shumë e thjeshtë është një çështje nën hetim dhe nuk ka asgjë”, tha Ndrenika në lidhje telefonike. V.D/dritare.net/
Zëdhënësi i Prokurorisë për dosjen 339 on Vidnews.