Zbuluesit të ADN-së, James Watson, i hiqen titujt e nderit pas pikëpamjeve për racat

Një laborator shkencor në New York i ka prerë lidhjet me James Watson, shkencëtarin që fitoi Çmimin Nobel pasi ndihmoi në zbulimin e ADN-së, pas komenteve “të dënueshme” të këtij të fundit, ku shprehet se raca dhe inteligjenca janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Shkencëtarit 90-vjeçar James Watson do t’i revokoheshin të gjithë titujt dhe nderimet, nga laboratori “Cold Spring Harbor”, të cilin ai e udhëhoqi për shumë vite.

Presidenti i laboratorit Bruce Stillman, gjatë një deklarate u shpreh se, ky institucion “kundërshton qartazi mendimet e pabazuara dhe të pavërteta personale të Dr.James D. Watson, të shprehura në temën e përkatësisë etnike dhe gjenetike”.

“Deklaratat e Dr. Watson janë të dënueshme, të pambështetura nga shkenca, dhe në asnjë mënyrë nuk paraqesin pikëpamjet e CSHL, administratorëve të tij, fakultetit, stafit apo studentëve. Laboratori dënon keqpërdorimin e shkencës për të justifikuar paragjykimet mbi racën njerëzore”.

Së bashku me Francis Crick dhe Rosalind Franklin, shkencëtari James Watson ishte një nga studiuesit që zbuluan strukturën e dyfishtë spirale të ADN-së në vitin 1953.

LEXO DHE :  ISIS plan për të vrarë Kate Middleton: E dimë çfarë ha, ta helmojmë!

Në vitin 2007, laboratori e hoqi atë nga detyra e kancelarit, pasi kishte deklaruar “Sunday Times” se “ishte pesimist lidhur me perspektivën e Afrikës”, sepse “të gjitha politikat tona shoqërore bazohen në faktin se inteligjenca e tyre është e njëjtë me tonën, por në fakt të gjitha testet dhe studimet kanë treguar se nuk është kështu”.

Më tej ai kishte shtuar se “Teksa uronte dhe do donte që të gjitha racat të ishin të barabarta, personat të cilët punonin me persona me ngjyrë, kishin konstatuar se në fakt ishin të ndryshëm”.

Në atë kohë, Watson kërkoj ndjesë për këto deklarata, por në një dokumentar të realizuar të fundmi, ai shprehej se pikëpamja e tij nuk kishte ndryshuar./Driatre.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.