Zbuloni kafshën shtëpiake që ju përshtatet sipas shenjës tuaj astrologjike

Pasqyrë moj pasqyrë të lutem më thuaj çfarë kafshe shtëpiake të mbaj në shtëpi? E bëni shpesh këtë pyetje? Mjaft më! Më mirë se çdo gjë tjetër është shenja juaj e horoskopit ajo që e përcakton përshtatshmërinë. Ja që yjet kanë më shume ndikim tek ju sesa mund ta mendonit

Dashi: Një qen

Ju jeni mjaft energjikë dhe aktive kështu që qeni është kafsha që do ju përshtatet më se miri me mënyrën e jetesës. Duhet ta nxirrni sa më shume shëtitje e ta merrni me vete pasi kështu ai do bëhet “miku” juaj më i mirë.

Demi: Një derrkuc

Derri është një kafshë e pavarur dhe inteligjente. Nëse do e mbani në shtëpi ai do dijë t’iu japë vëmendjen që meritoni.

Binjakët: Një papagall

Juve ju pëlqen të flisni gjithë kohës dhe nëse papagalli është i edukuar si duhet do dijë të komunikojë me ju. Ai do ju bëhet një mik i ngushtë pa të cilin nuk do bëni dot. Nuk do keni më as nevoje për një person qe t’iu thotë në mëngjes sa të bukur jeni.

Gaforrja: Një mace

Macja në fakt është një kafshë shpirtërore dhe përkujdesi që ju keni në përgjithësi ndaj çdokujt do i bëjë mirë. Mes jush do krijohet një marrëdhënie shumë e ngrohtë dhe atëherë kur te keni nevojë ajo do iu ofrojë përkëdheljet e duhura.

Luani: Një kalë

Ju keni nevojë për një kafshe që të jetë reflektim i vetes tuaj dhe gjithashtu simbol i fisnikërisë. Një kalë race do ishte pikërisht ai që do ju duhej për t’iu shoqëruar.

LEXO DHE :  U nda nga Brad Pitt, Angelina Jolie gjen të dashurin e ri

Virgjëresha: Një peshk

Ju nuk ju pëlqen aspak rrëmuja dhe peshku i futur brenda një akuariumi është ai më i përshtatshmi.

Peshorja: Një pëllumb

Pëllumbi është simbol i paqes dhe harmonisë prandaj ju përshtatet më së miri. Ju mbase nuk e pranoni, por jeni edhe pak romantike kështu që pëllumbi është ai qe ju duhet.

Akrepi: Një gjarpër

Gjarpri është një krijesë mitike dhe sinonim i rilindjes, shndërrimit, pavdekësisë si dhe i shërimit. Duke qenë se edhe ju jeni shenjë e shndërrimit, një gjarpër në shtëpi do ju përshtatej.

Shigjetari: Një breshkë

Juve ju pëlqen të ecni e të ecni derisa të gjeni vendet e çuditshme që jeni duke kërkuar. Për këtë gjë ju duhet breshka, një kafshë e qetë, praktike, e këndshme dhe që mund te qëndrojë edhe shume kohe vetëm.

Bricjapi: Një kafshë race e pastër

Kafsha për ju është një status kështu që nuk do ju përshtatet një qen, një mace, një kalë apo çdo gjë tjetër që të jetë i kryqëzuar. Çdo kafshë me racë të pastër do ju bëjë të afeksionoheni dhe të ndiheni shumë mirë.

Ujori: Nuk jeni shumë të përshtatshëm me kafshët

Ju jeni shenja më pak e përshtatshme me kafshët. Jeni persona të lirë, doni të udhëtoni gjithmonë dhe nuk doni të keni askënd që t’iu pengojë.

Peshqit: Një lepur

Lepuri është po aq i ndjeshëm sa edhe ju dhe do ju ofrojë qetësinë dhe përkëdheljet që ëndërroni.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.