Zbulohet vendi i veçantë i martesave në Sheshin Skënderbej
E Enjte 8 Qershor 2017, 18:06
Dritare.net
Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka zbuluar një tjetër detaj të sheshit “Skënderbej”, duke publikuar disa nga fotot e atij objekti artistik që do të njihet si “Altari”.
“Pas Tarracës së Bashkisë apo Resë te Galeria, vë bast që Altari i ri tek Sheshi Skënderbej do jetë vend i preferuar për ceremonitë martesore”, shkruan Veliaj në faqen e tij në facebook.
Sheshi i ri pritet të hapet të shtunën në orën 19;30./ dritare.net