Mediat në Serbi hjithashtu shkruajnë se përveç aeroplanëve Mig 29 që Serbia do t’i marrë nga Rusia, dy vendet do bashkëprodhojnë edhe armë. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “top” që hyn në radhën e armëve të rënda.
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas takimit me Presidentin e Rusisë ka deklaruar se situata në rajon ka qenë një ndër temat më kryesore për të cilën kanë biseduar.
“Forcat e mëdha përsëri po masin fuqitë e tyre në këto hapësira, për këtë shkak është shumë logjike që situata në rajon ishte tema për të cilën kemi biseduar më gjatë me presidentin e Rusisë”, ka thënë Vuçiç, njofton ‘Tanjug’.