Zbulohet targat e re e Audi-t që Tahiri ua shiti Habilajve, ja kush janë pronarët!
Dritare.net
Por, sipas gazetarit, Basir Çollaku kjo makinë nuk është zhdukur, vetëm sa ka ndryshuar targën. Ai shkruan, se targa e mjetit ‘Audi’ AA 003 GB është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor nga sistemi i targave dhe targa e re e sa është bërë AA900NF.
Postimi i plotë
AA003GB është bërë AA900 NF sërish Habilaj dhe sërish udhëtime jashtë vendit.
Makina e ish ministrit Tahiri, “shitur” Habilajve ndërron targë, por përdorues jo, ata janë sërish Artan dhe Moisi Habilaj. Janë pikërisht vëllezerit Habilaj të cilët kanë bërë pagesat, kur kanë paguar siguracionin e mjetit. Policen e sigurimit, që ka në fuqi mjeti e ka prerë me 4 korrik. Ndërkohë, në qershor të këtij viti përdoruesit e Audit AA900NF (AA003GB) kanë prerë në Korçë një police sigurimi, karton jeshil më shumë gjasë për udhëtim jashtë vendit dhe me afër prerjes së pakicës, është për në Greqi për periudhën 1 deri më 15 qershor. Ndërkohë, mjeti tashmë AA900NF (AA003GB) sipas shkresave ka numër shasie WAUZZZ4E79N005250, duke dëshmuar se ndryshon sipërfaqja jo brendia. Ndoshta Prokuroria do të mundësojë verifikime më konkrete. Natyrisht, nëse nuk vazhdon të kërkojë targën e vjetër (për ata që s’besojnë)./L.P./Dritare.net