Zbulohet shkresa/ Pse shkoi Manjani në zyrën e kryeprokurorit Llalla ditën e shkarkimit?
E Martë 7 Shkurt 2017, 23:11
Dritare.net
Nuk dihet nëse Manjani ka shkuar për një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme ditën kur edhe e shkarkoi kryeministri Edi Rama, por ajo që dihet është se ai ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeprokurorin Adriatik Llalla për rreth një orë 18:45 deri në 19:40.
Manjani ngriti akuza të rënda në konferencën pas shkarkimit, kur tha se ministra të qeverisë flenë tek hoteli i Klement Balilit me dashnoret, apo shefat e policisë kanë fshehur skedën e Balilit. Ai ngriti shqetësimin e kanalizimit të vendit, dhe akuzoi policinë se po i mbron trafikantët, ndërsa kryeministrin që kërcënon gjyqtarët me telefon dhe merr vendime qeverie pa mbledhur ministrat./bw