Zbulohet pse janë zënë vëllezërit Berisha

I ftuar në emisionin “Rudina” Robert Berisha, bashkëshorti i këngëtares Nora Isterefi ka sqaruar gjithçka në lidhje me zënkën e tij me të vëllanë, Patris Berisha dhe bashkëshorten e këtij të fundit Tuna.

Roberti ka treguar se ka qenë pikërisht Tuna shkak për prishjen e vëllezërve, dhe kjo zënkë duket se ka shkuar deri aty saqë vëllezërit nuk shkojnë më tek ditëlindjet e nipërve dhe mbesave të tyre.
Roberti është pyetur nga Rudina se përse nuk ka marrë pjesë në ditëlindjen e nipit, Tian i cili ka bërë 1 vjeç.

“Për respektin që kam për ty [Rudina] do flas. Ne nuk kemi shkuar për shkak të Tunës. Të mbarojnë njëherë e mirë këto thashetheme. Nora ka 15 vite në skenë dhe i meriton aq fansa sa ka, nuk ka Nora probleme me Tunën, por Tuna ka probleme me gjithë estradën shqiptare. Ne nuk ishim në festën e nipit dhe i kërkoj falje Patrisit, por nuk do të jemi në asnjë gëzim familjar për shkak të Tunës. Nuk e di, për atë [Patrisin] dhe Tianin do jepja jetën, megjithatë shpresoj që Tuna të bëhet një nënë e mirë”, tha Roberti./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Bëni mirë të hiqni dorë nga këto veshje, edhe pse janë të modës!

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.