Zbulohet plani i dy bullgarëve për grabistjen e bankomatit në Sarandë: Do vidhnim të dhënat e kartave
E Enjte 31 Gusht 2017, 12:12
Dritare.net
Ata të dy pranuan para sallës së gjyqit se nuk kishin qëllim të vidhnin bankomatin e bankës, por të dhënat e kartave të klientëve për t’i përdorur më pas në tërheqje me karta të klonuara.
Mënyra që kishin përdorur dy grabitësit bullgarë për të çuar përpara misionin e tyre ishte duke hapur në murin e bankës së nivelit të dytë vrima deri më 3 mm, brenda të cilave kishin si qëllim të montonin kamera të vogla që të filmonin kodet e kartave të klientëve.
Një polic, siç mëson BalkanWeb, ka thënë në sallën e gjyqit që nuk beson se bëhet fjalë për dy persona amatorë duke u nisur edhe nga veprimet e tyre.
Aleksandros Doan deklaroi në sallën e gjyqit se punonte në profesion të lirë, ndërsa Mihaill Karaxhanov vazhdonte ende studimet.