Zbulohet mesazhi i fshehtë i Ilir Metës

Meta ka qënë shumë i zënë sot në mëngjes pasi agravimi i situatës kërkonte ndërhyrjen e tij.
Së pari mendoi që duhet t’i bënte thirrje opozitës që të tregohej më e përmbajtur. Por meqënëse Monika kishte kohë që nuk i fliste as atij as Petritit, mendoi që t’i çonte mesazh të tërthortë.
Iu kujtua se doktori në 21 janar ishte frymëzuar nga Allendja, madje i kishte thënë se ai po të ishte burrë i paloste ushtarët sapo shkelën gardhin e presidencës, dhe jo të vriste veten. U kujtua që kishte qenë me Monikën kur ia kishte thënë këtë histori, prandaj thirri Tedin dhe i tha që të formulonte një tekst që t’i ngjethte mishin Monikës, se mund të mbetej edhe pa burrë.
Teksti funksionoi, sepse as Monika dhe as Ylli nuk folën gjatë ditës.
Por e zuri belaja pasi Shefi i Shtabit që ishte nga Skrapari dhe e kishte firmosur ai vetë, nuk pushonte së i rëni telefonit për t’i shpjeguar se ai nuk ishte bukëshkalë si Pinoçeti që sulmoi njeriun që e bëri Shef Shtabi; se edhe po të donte, nuk kishte naftë për kamionët ndërsa 4 helikopterët i kishte në tokë për pjesë këmbimi dhe i përdornin sa për shfaqje ku hipnin kalamajtë te sheshi “Nënë Tereza”.
Meta e qetësoi dhe i tha se nuk e kishte me atë, por gjenerali iu lut që të fliste edhe me Oltën e cila pasi kishte dëgjuar këtë, nuk dilte nga shtëpia.
Pasi qetësoi edhe Oltën, bëri një deklaratë për Karaxhiçin të cilin sa herë e shikonte i nxirrte mallin e doktorit, dhe kur e shikonte në bankën e të akuzuarve në Hagë, i ngjethej mishi se mos shikonte një ditë edhe doktorin aty.
Por nuk kishin të mbaruara telashet e ditës. Nga darka, Baba Mondi kishte bërë një deklaratë për bisedime dhe paqe. Pas kësaj i kishte nisur një mesazh edhe atij.
Pjesa që duhet të sqarohej me Babanë ishte edhe më e vështira pasi atë nuk e gënjente dot. Kështu që i nisi një mesazh vetëm me emoy, ku vuri një zemër të plasur, dy duar të bashkuara dhe një puthje 💔🙏💋.
Në ditarin e tij, shënoi se kjo ishte dita më e vështirë e tij./dritare.net

LEXO DHE :  Eksperti holandez kundër Parlamentit të Holandës: Vendim ksenofob me shqiptarët

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.