Zbulohet letra me këshilla e Lu për pasardhësin

I dashur miku im,
Në prag të ardhjes tënde në Shqipëri më lejo të shkruaj disa këshilla që do të vlejnë shumë në të ardhmen.
Unë personalisht veprova sipas manualeve diplomatikë, por ky vend është pak i çuditshëm, ose siç kanë këta një fjalë atipike që duhet të ketë prejardhje turke: janë “jangllësh”. Në anglisht ka kuptimin hem i shtrembër dhe hem i përdredhur.
Së pari harro mitin e popullit më proamerikan në botë. Këta janë proamerikanë deri në momentin kur njerës nga bandat apo klanet që i quajnë parti, nuk i preken interesat. Aty do shohësh se do pështyjnë mbi çdo gjë amerikane dhe pastaj lëpijne për ta hedhur rishtas në rastin më të parë.
Në takime me shefat e bandave, apo siç i thonë ndryshe kryeministër apo kryetar opozite, mos u përpiq të jesh në marëdhënie reciprociteti. Ta marrin për dobësi. Në takimet e para që pata me ta, pashë se nga pozicioni i përkulur, me duar të mbështetura në gjunjë dhe mjekrën që gati kapte dyshemenë, avash avash filluan të rrinin këmbë mbi këmbë dhe të mbështetur krekosshëm në kolltuk, duke më parë nga lart poshtë. Qëndroju ftohtë, fol pak, dhe menjëherë mendja e tyre orientale do fillojë të mendojë që ka një plan për eleminimin fizik të tyre nga CIA.
Pas kësaj do të sillen si qen të rrahur. Është një vend ku funksionojnë tmerrësisht teoritë e komplotit dhe udhëheqësit shqiptarë janë përfaqësues të denjë të popullit të tyre në këtë pikë. Të siguroj që një amerikan që tek ne beson tek UFO-t apo që Hitleri është gjallë në pyjet e Amazonës, këtu do quhej normal nga trutë e kokës.
Nëse di shqip, mos bëj gabim t’iu flasësh gjysëm fjale. Madje po pate mundësi folju në dialektin e Alabamës trazuar me slangun e Teksasit, që mos ketë përkthyes ta marrë vesh. Aty do bëhen baltë sepse fetishi ndaj të huajës, këtu është psikozë kombëtare.
Edhe e fundit, ki parasysh që janë popull mitoman. Modeli i tyre është një avokat i cili flet sikur fle në krevat më Trumpin. Por pak a shumë është një sëmundje kombëtare dhe do dëgjosh histori nga më të çuditshmet. Por ti thjesht mos fol. Kanë një fantazi aq të zhvilluar sa do zilepsej çdo pacient bipolar.
Të uroj suksese pasi ky është një vend ters. Imagjino që gjithë guvernatorët që niste ish Perandoria Otomane këtu, përfundonin me kokë të prerë.
Mbetem në dispozicionin Tuaj për çdo këshillë dhe ndihmë.
Juaji
Donald/dritare.net

1 Comment

  1. i nderuar z. Donald Lu! edhe une qe besova shume tek Ty, duke te paraqitur nje “rast” skandal te ish Prokurorit “gangster” A.Llalla, i cili bente gjitheçka për të shërbyer,deri mbulim vrasje(ashtu siç sherbeu prokurori i çeshtjes “Hajdari”,qe pritet te righykohet !!!,tashme drejtor i plotfuqishem nwe Prokurorine e Pergjithshme z. S.Stojani),mbetem ende dyrve te Gjykates Administrative ne pritje te “drejtesise” ne kete vend, por me syte nga humori i shefes A. Marku, qe as nuk pergjigjet kerkeses per vleresim te rastit, por e adreson pergjigjen pikerisht tek i plotfuqishmi S.Stojani , i cili arrin deri aty sa me fyen duke me treguar proceduren ligjore megjithese kam 25 vite sherbimi ne te quajturen “drejtesi shqiptare” . Edhe nje here, duke Ju kerkuar ndjese per kete shkrim,Ju uroj suksese kudo qe te shkoni me shërbim diplomatik!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.