Zbulohet komploti terrorist për vrasjen e kryeministres, Theresa May
E Mërkurë 6 Dhjetor 2017, 09:09
Dritare.net
Një komplot terrorist që synonte të vriste kryeministren e Britaninë, Theresa May, është parandaluar në kohë. Policia ka arrestuar një 20- vjeçar Zakariyah Rahman dhe Mohammed Aqib Imra 21 vjeç, të cilët do të dalin përpara gjykatës me akuza për terrorizëm.
Korrespondenti i Sky, Martin Brunt, ka treguar mënyrën se si ata do të vrisnin kryeministren britanike. “Është në thelb një komplot ekstremist vetëvrasës islamik. Policia beson se plani ishte të fillonte një lloj pajisjeje të improvizuar shpërthyese në Downing Street dhe në sulmin pasues të kaosit të vriste Theresa May”, ka sqaruar ai./L.P./Dritare.net