Zbulohet gazetari japonez. Ekzagjeron lajmin për reshjet e borës!
E Premte 14 Dhjetor 2018, 16:04
Dritare.net
Reporteri i NKH raportoi se thellësia e dëborës arrinte belin e tij në qytetin e Sukayu, po në të vërtetë ai ishte pozicionuar në pikën ku dëbora ishte mbledhur më shumë.
“Siç mund ta shihni, kaq shumë borë është grumbulluar, saqë është aq e lartë sa beli im”, tha gazetari.
Pak më vonë, një banor vendas dëshmitar i ngjarjes ka krahasuar pamjet e ekzagjeruara të lajmeve me fotot e skenave që tregonin qytetin të mbuluar me të një sasi të vogël dëbore.
Fotot e vendasit tregonin se gazetari ishte pozicionuar qëllimisht në vendin me borë të dendur në anësoret e rrugës./A.C/dritare.net