Zbulohet emaili i Berishës për Ramën

Goditja e ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri ka shkaktuar lëvizje të dukshme por më shumë të nëndheshme në klasën politike shqiptare. Shumë prej tyre pyesin se kush e ka rradhën. Ndërkohë nuk kanë munguar të riaktivizohen kanalet e vjetra të komunikimit mes demokratëve dhe socialistëve që zënë fill që nga flirti Nano-Berisha. Por në këtë rast nuk kanë përdorur Kokëdhimën meqënëse kanë frikë se flet, por janë shkëmbyer e-maile. Ja ai që Berisha i ka nisur Ramës:

Me Tahirin bëre shumë mirë. Madje edhe po bëri ca ditë burg, nuk është keq se kështu bëhen më të dobishëm.

Ishalla fitojmë ndonjë vend nderi në Eurofestival dhe kështu e shpërndan vëmendjen duke pritur Bushpepën në Rinas. Apo ke xhelozi si artist që je dhe mendon se kendon më mirë se ai? Si të duash, por të ndihmon të shpërndash vëmendjen? Le që në këtë pikë je vetë usta.

Ki mëndjen t’ia fusësh Xhafës tani, sepse e kanë në qejf amerikanët dhe e ka seriozisht me reformën e drejtësisë. Është komunist i vjetër ai dhe nuk e njeh shakanë. Le që e ke merak vetë ti.

Ki parasysh tju rikujtyosh ministrave se nëse nuk di të fshehësh, mos vidh. Sidomis në një situatë delikate si kjo, është shumë e rëndësishme. Unë e kisha kusht të panegociueshëm që kë zinin me dorën në qyp, e dënoja. Edhe ti shumë mirë e ke menaxhuar situatën kur thua që po i ndërrojmë për performancë. Sa ta gjejnë fshatarët çfarë është performanca, iku një vit.

LEXO DHE :  Habit Rama: Hitleri, ishte piktor dhe me ndjenja të thella

Gjatë kohës së vjedhjes duhet bërë ndonjë punë, por ky nuk është kusht i detyrueshëm. Punët edhe po nuk i bëre ti, i bën ai që vjen pas teje. Po edhe po nuk i bëri Luli, sepse ai ka defiçencë sonore, do t’i bëjë Veliaj. Po edhe në mos i bëftë ai, Merkeli po e bën Gjermaninë lule. Le të ikin aty.

Për çdo vështirësi që haset duhet që fajtori kryesor të jetë Saliu. Unë e shtyva 28 vjet duke ja lënë dopiogjashtën Enverit, kështuqë ke edhe 22 vjet kohë.

Ça të bie në dorë sot, mos e ler për nesër, sepse mund të humbasësh zgjedhjet ose ajo që ka mundësi më shumë, ta rrëmben shoku nga dora.

Ki parasysh që të bësh gjithmonë sikur nuk të intereson paraja. Le të thonë çfarë të duan lart e poshtë, por ti bëj tënden. Do të gjenden akoma budallenj që ta besojnë.

Po e mbyll këtu. Më thuaj prapë nëse do të bësh ndonjë marrëveshje me Lulin që t’i vë orarin e zgjimit herët dhe ta nis ku të duash ti./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.