Pamjet e vjetra të aktores së famshme turke, Demet Ozdemir, e cila shfaqet si kërcimtare ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve në rrjetet sociale.Prej kohësh 26-vjeçarja luan në role kryesore në serialet turke, por duket se fillimet nuk kanë qenë aspak të lehta për të.Në videon e xhiruar shumë vite më parë Ozdemir shfaqet duke kërcyer në krah të një këngëtareje. Pamjet janë kthyer në temë diskutimi në rrjetet sociale, ku fansa të shumtë e mbështetën aktoren.Ozdemir nisi karrierën si aktore në vitin 2013, ndërsa së tepërmi u pëlqye me rolin e Aylas në serialin “Kurt Sejit dhe Sura”, çka i hapi rrugë edhe për rolin kryesor në serialin “Dhoma 309”./M.S-Dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=B8mp0KAazqo