Zbulohet dokumenti / Rusia ka në shënjestër bombardimi 20 qytete në Britani

Daily Star Online ka publikuar një artikull i cili i referohet një dokumenti sekret gjatë Luftës së Ftohtë të hartuar nga Britania, sipas të cilit Rusia ka në shënjestër 20 qytete angleze për bombardim.

Britania e Madhe dhe Rusia po kalojnë një fazë të vështirë diplomatike, pasi helmimi i ish-agjentit Rus në Britani ka bërë që ajo të reagojë ashpër ndaj Putin.

Zyrtarët e mbrojtjes hartuan një listë prej rreth 106 vendesh, të cilat ata besonin se Rusia ishte gati per sulm, duke i shënuar ato si “objektiva të mundshëm bërthamorë”.

Kjo është pjese e dokumenteve të deklasifikuara të mbajtura nga Arkivat Kombëtare.

LEXO DHE :  Ja si të kuptoni nëse dikush ka rënë në dashuri me ju!

Qytetet në Mbretërinë e Bashkuar të listuara në: Londra Qendrore, Cheltenham, Edinburg, Nottingham, Teeside, Coventry, Ëolverhampton, Leicester, Stoke-on-Tent, Belfast, Huddersfield, Sunderland, Gillingham, Rochester, Chatham, Maidstone , Manchester, Southampton, Leeds, Neëcastle / Gateshead, Bristol, Sheffield, Sëansea, Hull, Catterick, York, Preston, Cambridge, Dover, Reading, Salcombe, Brecon, Kidderminster, Armagh.

Krahas këtyre qendrave të mëdha të popullsisë ishin edhe baza ushtarake. Këto simulime mund të kenë ndryshuar që nga Lufta e Ftohtë, por ende ofrojnë një pasqyrë ne kuadër te zhvillimeve te reja, per pasojat qe mund ta presin Britanine ne rast se kemi shpërthim te nje lufte te re./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.