Një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi së shpejti do martohen. Edhe pse kjo gjë dihej me kohë, asgjë nuk ishte konfirmuar, të paktën dita e dasmës. Por sipas gazetës ekspress, dasma e tyre do të zhvillohet në datën 10 shtator. Dasma do të zhvillohet në Prishtinë dhe do të ketë 250 të ftuar.