Zbulohen përgjimet e tjera të Gjushit. Ja si i thërriste Ramës në biseda!

Niçe: Gjes rrusho. Si t’kam?

Gjushi: Mirëmëngjesi profesor. Mirë jam, faleminderit. Më bëhet qejfi që interesohesh sa hap sytë, për mua.

Niçja: Ça thu or burrë, ne mezi të kemi ty. Vetëm se kam nja dy vërejtje.

Gjushi: Pse, ça kam bërë?

Niçja: Sefte, mos përdor më t’shame kur del në televizor. Domethënë llafe t’pista, si i thoni ju shokët e Ramës.

Gjushi: Shumë e drejtë. Po ja, thashë të dukesha sikur nuk jam trembur.

Niçja:  E di, po nuk të shkon. Se masandej kur i përdorim ne, dukemi ne si legenë. Dhe mos ki frikë se nuk të lëmë me shku në burg. Po edhe po shkove, i kena porosit ata çunat që mos mbash sapun në dorë. Do të lajnë me shampo.

LEXO DHE :  Mid'hat Frashëri/ Milo përplaset me Kaprin: Paguhesh për të shtrembëruar historinë

Gjushi: Si urdhëron. Pa merak. As diskutohet që nuk flas më llafe të pista.

Niçja: Bravo. E dyta, thuj ati Stelios…

Gjushi: Kush është Stelio?

Niçja: I gjati mër jahú, Olio me Stelion! E ke parasysh filmin i Holli me të Trashin? Ë? Se ne s’kena pa më filma që n’koh të Dullës…

Gjushi: Po po, më thuaj

Niçe: Kështu pra, thuj Stelios që kur na sulmojnë këta gazetarët, të na mbrojë si sipërmarrës seriozë që jemi. Se fundja ne gjithë paret e biznesit, këtu po i investojmë. Ti e di shumë mirë. Duhet t’ia sqarosh. Kuptove?

Gjushi: Patjetër, pa merak. Le qe e di vetë ai se ju ka pikë të dobët.

Niçja: Hajt, shnet. Do të marr prapë në telefon./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.