Zbulohen bisedat e fshehta mes Ramës, Bashës dhe Kryemadhit me Knut Flankeshtein
Dritare.net
Rama: Ata ia fusin të gjithë kot. Marrin mendjen e Andi Bushatit dhe dalin nga parlamenti.
Flankeshtein: Kush është Andi Bushati?
Rama: Është një gazetar kazani që mendon se vendi i sekretarit të parë të Partisë Socialiste i takonte atij, meqë është nipi i Hysni Kapos.
Flankeshtein: Kush është Hysni Kapo?
Rama: Varja
Flankeshtain: Çfarë domethënë, është funksion i rëndësishëm ky varja?
Rama: Po varja mo burrë. Së dyti këta ia fusin kot për korrupsion se pushtetin po nuk e more për të bërë para, për çfarë të duhet, të çash dërrasa nga mëngjesi në darkë? Pse për ça kujton se po e bëjnë ata? Po rri o burrë se i njoh mirë.
Kurse për këtë blerjen e votave, nuk është e vërtetë. Nëse quhet blerje votash se japim nga një thes me miell serb që nuk e hanë as pulat, atëherë i bie të fusni në burg Kryqin e Kuq dhe gjithë organizatat humanitare. Ne jemi parti e fukarait.
Flankeshtain: Ata ju akuzojnë për korrupsion
Rama: Është e vërtete që kemi ca të korruptuar. Por për çdo hajdut qe emëroj unë, ata nxjerrin një edhe më hajdut. Për çdo budalla që promovoj, ata nxjerrin një edhe më budalla.
Pastaj nuk mund të mohoj që hajdutët e mi janë më të zotë. Dhe unë kam një parim: vidh, por mos u kap. Aaaa. Po u kape, bëji derman kokës.
Bisedimet Basha-Kryemadhi
Flenkenshtain: Zoti Basha jemi këtu për të folur lidhur me bojkotin tuaj.
Kryemadhi: Nëse nuk e kuptoni problemin tonë, ky nuk është problemi jonë, por problemi juaj
Flankeshtain: Ne nuk kemi asnjë problem, por duhet të na e thoni ju problemin tuaj.
Kryemadhi: Nuk është faji ynë që juve iu duket vetja pa probleme, sepse derisa ne kemi problem edhe ju keni problem.
Flankeshtain: Juve jeni gruaja e presidentit....
Kryemadhi: Kemi kohë që i kemi shkëputur marrëdhëniet, madje e kam nxjerrë edhe nga shtëpia, prandaj ka mbetur rrugëve dhe bën sikur ka vizitë në Egjypt.
Flankeshtain: Nuk do ishte e mira të komunikonit me burrin tuaj?
Kryemadhi: Po deshi të komunikojë me Lulin, se me mua as që bëhet fjalë.
Basha: Aman o Mona me kë të komunikoj më parë unë? Unë nuk flas dot me njeri se e kam telefonin e hapur që të dëgjojë Berisha.
Kryemadhi: Ça mendon doktori?
Basha: Që nuk duhet të përkulemi.
Kryemadhi: E ka mirë doktori. Jo si ai imi që bën si i moderuar. Ashtu siç thotë doktori, përpara.
Përktheje, se nuk më kujtohet në anglisht.
Basha: Përpara
Flankeshtain: What the fuck
Basha: Nuk pranojmë të kthehemi në parlament.
Flankeshtain: Puna juaj, por do plotësohen vendet me të tjerë në parlament
Basha: Punë e madhe, ne Shqupin nuk e lëshojmë./dritare.net