Zbulimi i ri/ Ja pse femrat vuajnë nga migrena!

Keni vuajtur ndonjëherë nga migrena? A e dini ju se, kjo sëmundje e migrenës ka dhimbje më të këqija se ato të lindjes? Me siguri që jo. Këto dhimbje, vuajtje i dinë vetëm ato femra, të cilat janë të prekura. Thashë femrat, pasi pjesa më e madhe që prekën nga kjo sëmundje janë femra, ndërkohë që meshkujt jo shumë.

Dritare.net ka sjellë për ju, një studim që tregon se, pse femrat janë më të prirura të preken nga kjo sëmundje.

Mësohet se, migrena shfaqet te gratë, pasi ato kanë një marrëdhënie të ndërlikuar mes estrogjenit dhe qelizave të trurit. Pothuajse të gjitha femrat vuajnë nga ajo që quhet: “migrena e menstruacioneve”.

LEXO DHE :  Fundi i marrëzisë, apo marrëzia e fundit?

Sipas një studimit, që dritare.net sjell për ju, është zbuluar se, migrena e trurit është e lidhur me fazën, premenstruale të ciklit, pikërisht kur niveli i estrogjenit bie. Gjithashtu niveli i migrenës mund të përkeqësohet gjatë menopauzës, kryesisht asaj të vonë. Duke qenë se, nivelet e estrogjenit në trupin e femrës janë të ulëta, kjo bën që, ato të jenë më të ndjeshme, për shkak të përzierjes së tyre hormonale.

Dritare.net vjen me një lajm të mirë, për të gjithë ato femra që vuajnë nga migrena. Janë bërë zbulime dhe kanë dalë ilaçe, që rrisin nivelin e estrogjenit dhe ulin kështu rrezikun për t’u prekur nga migrena./Përshtati:Kadrije Çako/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.