Zbardhet sherri te Pazari i Ri, ja pse e plagosi polici, biznesmenin!
E Martë 12 Shtator 2017, 12:12
Dritare.net
Hetimet kanë zbuluar se konflikti mes tyre ka ardhur për shkak të konfliktimit të djemve të tyre. Dy prindërit ishin takuar për të zgjidhur sherret mes fëmijëve, por janë bërë edhe vetë pjesë e tij, duke përfunduar në plagosje. Musabelliu pasi e plagosi me armën e shërbimit, ka përfunduar në pranga dhe pritet të merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu, ai është pezulluar nga detyra./L.P.- Dritare.net