Zbardhet pani i policisë, mbi 1500 efektivë në mbarëvajtjen e protestës
E Shtunë 16 Shkurt 2019, 11:11
Dritare.net
Gatishmëria e madhe e policisë ka ardhur pas deklarimeve të djeshme se në protestë mund të ketë elementë kriminalë.
Veç policëve të rendit,janë angazhuar edhe forcat e repartit Shqiponja dhe policë nga rrethet.
Prania e policeve femra është minimizuar duke marrë shkas nga incidenti i efektives Ina Nuka.
Në kordonin e parë janë pozicionuar policët e Rendit, anash Kryeministrisë janë pozicionuar efektivët e RENEA. Oficerët antiterror do kontrollojnë personat e dyshuar si elementë të rrezikshëm, ndërsa Grada e Republikës do të monitorojë me dylbi./E.B-dritare.net