Zbardhet dëshmia e gruas që qëlloi me thikë burrin: Donte më shumë gruan tjetër
Dritare.net
“Besniku ma nxiu jetën. Donte më shumë gruan e parë dhe fëmijët që kishte me atë. Fshati ziente nga kjo që ndodhte me ne gratë e tij.Para dy muajsh vendosa të largohem nga shtëpia e burrit të ligjshëm. Vuanim për gjithçka. Mbi të gjitha më dhimbseshin gjashtë fëmijët. Bisedova me të afërm të mi dhe mora një shtëpi me qira në Qytet të Ri. Thashë se shpëtova nga Besniku”, është shprehur në Polici 36 vjeçarja. Sipas saj, konflikti që shkaktoi plagosjen e 45 vjeçarit ka ardhur për shkak të një debati të fortë mes çiftit Basha natën e 27 korrikut.
“I kërkova Besnikut të paguante të paktën qiranë e shtëpisë, pasi e kisha të pamundur ta përballoja me të ardhurat që siguroja. Bëmë shumë debat dhe ai nuk pranoi të më ndihmonte, madje më kërkonte të kthehesha në fshat. Unë nuk pranova. Pas mesnate vendosa ta godas me thikën e bukës. E humba fare, nuk arrij të kuptoj se si ndodhi”, është shprehur më tej Rudina Basha në Polici. Mësohet se Besnik Basha ishte një predikues i rregullt i xhamisë./Panorama