Zbardhet biseda telefonike e Berishës me rektorin Mynyr Koni.

Berisha- Alo Mynyri?

Mynyri- Siurdhëron doktor unë jam.

Berisha- Mynyr, dëgjova në lajme që në prokurori kishe deklaruar që nuk i njihje kërcënuesit, e vërtetë është?

Mynyri- Siurdhëron doktor. Ashtu thashë. Kam grua e kalamaj doktor. Me thënë të drejtën unë doja të tërhiqesha fare, por ai Dhori ma mbushi mendjen. Hajde se vemi tek doktori më tha, dhe e di doktori se çfarë ju punon atyre. Aman doktor mos ma merr për keq. Unë i kam harruar me të vërtetë ata.

Berisha- Dakort Mynyr. E kuptova. Tashti nuk ja ke ba mirë me më përdor mue. Në qoftëse ke qejf me u ba rektor, kjo punë ka edhe kosto. Se ti mor zotëri nuk mund t’i marrësh qarin dhe të më lësh mue qederin. Zotëria jot ja paska qejfi makinat, shoferin, tenderat, pronat, por t’i dalësh për zot belave, dashke me lanë të tjerët. Pse mor zotëri, kush jam unë që duhet me u marr me ju. E kërcënojnë Lulin, harron emrin e babës. Të kërcënojnë ty, vjen tek unë me pantallona të lagura. Pse more, lavanderi jam unë; nuk kam familje unë, me ju do të merrem edhe tani në pension.
Tani ndigjo këtu me vëmendje.

Mynyri- Fol doktor.

Berisha- Së pari, atij Dhorit, thuej se ato paret që ka rruejt lart e poshtë, nuk i ka nda me mue. Prandaj t’i dali zot vetes. Ta bëjë po deshi si ai biznesmeni që nga qejfi që i mbrojtën pronën, e kishte falur të gjithën.
Së dyti, kur të fillosh detyrën, do të nisim ca njerëz që duhet t’i marrësh në punë. Vitin tjetër na ikën Nishani nga presidenca dhe nuk dimë ku t’i çojmë.

Mynyri- Por doktor, në bazë të ligjit….

Berisha- Mynyr, po të ishte për ligjin, sot do të ishe emigrant në Itali. Vazhdojmë. Së treti, duhet me na nis listën e prokurimeve për vitin që vjen, se të këtij viti e ka fshi Dhori. Dhe ne do të nisim listën e fituesve. Ki kujdes ta zbatosh me rigorozitet.
Së katërti, unë do të propozoj një ligj për armatosjen e popullsisë. Se shtëpia ime mor zotëri, është kështjella ime…

Mynyri- Aman doktor, mos më ngatërro me armë….

Berisha- Jo për ty Mynyr. Për ty e mora vesh sa të vlen lëkura. Çfarë ti bëj se më është plakur Shaban Memia. Ata ishin të pushkës dhe të penës. Por jo, jo. Ti do të organizosh firmosjen e ca peticioneve nga pedagogët dhe studentët, në përkrahje të ligjit. Nuk du me e përzi Lulin, se ai që nga 21 janari, sa dëgjon fjalën armë, futet poshtë tavolinës. Edhe për vit të ri ikën në Hollandë se nuk duron kapsollat. Pra siç të thashë, do të bësh një peticion. Pyet Dhorin si bëhen edhe tenderat edhe peticionet. Mund të shkruash edhe eksperiencën personale aty.

Mynyri- Dakort doktor, si të thoni ju.

Berisha- Hajt pra Mynyr, ta gëzosh vendin dhe mos harro se nga kush e ke. Përndryshe edhe unë do ta harroj se kush je, dhe e di vetë ti pastaj./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.