Peza: Lere shef, e di, e dhjeva fare. Por une….
Rama: Pse, nuk eshte e vërtetë që ke 1 milion dollarë?
Peza: Jo e vërtetë është. Bile që të jem i sinqertë, kam dy.
Rama: Më qetësove shoku Peza. Unë mendova se janë shpifje të shtypit, por qenka e vërtetë. Jam shumë i gëzuar që nuk kam gabuar në zgjedhjen time. Ja njerëz si ty dua unë. Po pse, për ça duhet pushteti po nuk bëre ndonjë lek?
Peza: E vërtetë shef. Për ça na duhet pushteti po nuk bëre ndonjë lek. Se ti e thua tamam, po të ishte për të punuar, rrija gazetar unë. Ose ti vazhdoje e bëje piktorin dhe jetoje më mirë.
Rama: Ej, po tall bythën ti? Mua edhe tani që jam kryeministër mezi mi blejnë 200 euro copën.
Peza: Jo shef, të betohem e kisha seriozisht. Po e kam llafin që ne jemi profesionistë, po nuk na e di populli.
Rama: Nejse, mos më bëj si filozof tani, se nga Peqini je. Filozofi jam unë këtu.
Peza: E kuptova shef. E mbylla.
Rama: Kush të kapi?
Peza: Ai Fundoja.
Rama: Po ti ki kujdes mor burrë se me Fundot nuk ia doli as Enver Hoxha.
Peza: E di. Mend për herë tjetër.
Rama: Atë milionshin e dytë pse nuk e deklarove?
Peza: Po ja, thash ta provoj një herë me një, që të kuptoja si e ha ky popull. Se helbete, jam i ri.
Rama: Po ti nuk e ke kuptu strategjinë e rilindjes mër katunar. Vaksinoje kët milet me korrupsionin dhe nuk të gjen gjo. Nejse. Nja 500 mijë nga kursimet, silli tek unë se ti ruaj në Surrel.
Peza: Kuptoj shef, por duhet të pys një herë nusen se janë kursimet e saj.
Rama: Or katunar, ik e boj ça të them se të futa tek lista e vetingut.
Peza: Si urdhëron!
Rama: Tashti kam një porosi dhe një sihariq. E para, mos deklaro më shumë se 3.000 euro pasuri. Prandaj shko e kërkoi vjehrrit një deklaratë që t’i ka dhënë borxh dhe thuaj që 2.800 euro janë të miat. Jo për gjë por nuk mund të jesh më i pastër se unë.
Peza: Kuptova. Po sihariqi?
Rama: Me këtë talent që ke, e sigurove vendin për deputet mandatin e ardhshëm. Me këtë rast edhe lahemi me ato 500 mijë eurot që do sjellësh t’i ruaj.
Peza: Po shef, ato 500 mijë sikur më the që…
Rama: Fredo, lere me kaq muhabetin, se 500 mijë pagoi ai katunari nga Lezha para katër vjetësh dhe ishte i gjashti në listë. Se po t’i hyj llogarisë, jo inflacioni, jo zhvlerësimi i lekut, etjera etjera, del si rruar qethur.
Peza: Kuptova shef. E mbylla. Eurot i ke nesër. Të iki unë?
Rama: Akoma këtu je. Mbathja./dritare.net