Zbardhen detajet/ Trafikimi i 2.5 tonëve drogë, ja kush ishte roli i nënkomisarit të Fierit!
Dritare.net
Dhimo Koraj, i arrestuar në Itali dhe Demo Progonati, i arrestuar disa ditë pas tij në Shqipëri, ishin shoferët e dy kamionëve, që u shkëmbyen me njëri-tjetrin në Portin e Durrësit, duke shmangur skanimin e kamionit me drogë. Dy punonjësit e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, Agron Kapllani e Gëzim Dervishi, si dhe doganieri Altin Katundi e agjenti doganor Mikail Hila kishin për “detyrë” që të shmangnin qëllimisht kontrollin shkruan Panorama
Në këtë mënyrë, sipas Prokurorisë, edhe ata, me mosveprimet e qëllimshme të tyre, janë pjesë e grupit të organizuar që trafikoi drogën. Sasia e drogës sigurohej nga Arbi Mustafa dhe Malton Lleshi dhe dyshohet se ishte kultivuar në fshatrat e Vlorës. Por dyshohet se kanë trafikuar edhe një ngarkesë tjetër droge nga Porti i Vlorës, në vitin 2014, në kohën kur nënkomisari Festim Lelaj ishte me detyrë atje./D.M-Dritare.net