Zbardhen aferat e kreut të Hipotekës, 5 mijë euro për një rast

Pasi Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për kreun e Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka janë zbardhur edhe metodat që ai përdorte, që e çuan drejt hekurave.

Kreu i Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka, ka marrë shuma të konsiderueshme parash për të kryer shërbimet ndaj qytetarëve.

Rezulton e provuar se ai ka marrë deri në 5 mijë euro dhe në raste të tjera ka pritur ofertat nga të interesuarit, dhe në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi.

LEXO DHE :  Ju njohim me 10 çiftet e famshme, që kanë qenë në një marrëdhënie të dhunshme

Nga ana tjetër juristja, Mirashi ka qenë bashkëpunëtore ngushtë e kreut të hipotekës, dhe dërgonte detyrat tek specialistët e tjerë me shënimin “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë.

Gjithashtu është provuar, Leka, ka regjistruar disa praktika tërësisht në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.