Xhulieta sot mungoi në provim, shoqet prekin me fjalët për të
Dritare.net
më datë 8 qershor, teksa ishte nisur për t’u testuar në lëndën e Letërsisë.
“Xhuljeta ishte një nga njerëzit më gazmorë të klasës, ishte ajo që na ndihmonte gjithmonë për të arritur objektivin tonë për një notë të mirë. Ka qenë një ndër vajzat më të dashura. Ne i thërrisnim gjithmonë Xhuli kaçurrelse që rrinte gjithmonë në bankën e parë”, tregojnë shoqet e saj për Top Channel.
Një nga mikeshat më të ngushta të saj, që e njeh që në shkollën 9-vjeçare, Xhuljetën e ndarë nga jeta ende pa e nisur atë, rrëfen bisedën e fundit më 7 qershor, 1 ditë përpara vdekjes. “Po kërkonte një uniformë për diplomimin dhe mbrëmjen e maturës, ku nuk do të arrijë dot që të marrë pjesë”, thotë ajo.
Por, sa i takon jetës së saj personale, shoqet thonë se Xhuljeta ishte natyrë e mbyllur dhe se nuk fliste për marrëdhëniet me djemtë. Vajzat thonë se gjithçka që dinin për të lidhej vetëm me shkollën. “Nëse do e dinim ndoshta do të bënim diçka, por tani është vonë”, thonë ata. V.D/Dritare.net/
https://youtu.be/rspB7bBp69A