Xhulia Roberts, shpallet gruaja më e bukur/ Shpërthen Manjola Nallbani
Dritare.net
Në postimin që Manjola ka shpërndarë, shpalljen e Julia Robert si gruaja më e bukur në botë e konsideron thjesht fat. Ajo argumenton se aktorja është me fat se nuk ka lindur në Shqipëri, ku vlerësimi maksimal për të do ishte “ thejsht një femër që e mban veten”. “Fati i njeriut, paracaktohet që nga vendi ku lind e jeton!”, janë fjalët e këngëtares.
Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ndër të cilat edhe komenti i deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu. "Po qe e ke qa ", komenton ajo. Këngëtarja shqiptare është thuajse moshatare me aktoren e njohur, Julia Robert dhe po aq e mirë sa ajo. Ndaj nuk përbën çudi edhe reagimi i saj. Manjola pavarësisht moshës së saj mbetet një nga femrat më të bukura dhe të suksesshme shqiptare. Siç e nënkupton edhe ajo vetë, sa keq që ka lindur në Shqipëri./dritare.net