Aktori i njohur si Xhihan nga seriali “Fate të Kryqëzuara”, Erkan Pettekaya është nxehur nga pyetjet që i kanë bërë gazetarët mbrëmjen e djeshme. Dritare.net informon se ai do të jetë pjesë e një seriali të ri dhe për këtë kanë nisur edhe kërkimet për aktoren që do të luajë rolin e bashkëshortes së tij. Por aktorja që ata kishin zgjedhur e refuzoi këtë gjë duke thënë se unë nuk martohen kurrë me këtë aktor. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë aktore ai është nxehur dhe ka reaguar duke thënë që të mos e pyesin më për njerëz të tjerë./M.S-Dritare.net