Xhafaj: Ndëshkimi i të fortëve nuk është show
Dritare.net
Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj ka komentuar operacionin e policisë i nisur që prej 20 shtatorit të këtij viti ‘Ndëshkimi i të fortëve’.
Në një postim para pak minutash në Twitter, Xhafaj thotë se ky operacion nuk është show, por përballje reale me krimin. Ministri shigjeton gjithashtu edhe opozitën teksa thotë se daullexhinjtë vazhdojnë avazin me akuza.
“Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto dy muaj nuk është show a ‘betejë’ në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe të Policisë. #ForcaeLigjitnëTerritor
Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë Daullexhinjtë avazin ”- shkruan Xhafaj./A.C/dritare.net