Xhafaj: Kam kërkuar një herë dorëheqjen për vëllain tim

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dhënë sqarime për akuzat e vëllait të tij Agron Xhafaj që sipas opozitës është dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge në Itali. Në një konferencë për median Xhafaj tha se për këtë çështje i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit Pandeli Majko në atë kohë.

Serioziteti më detyron që këtë shprehim ta bëj mbi fakte dhe prova. I paraqitem sot opinionit publik për sa vijon. Siç është e njohur vëllai im ka marrë një dënim në Itali. Kam bërë deklarime për këtë çështje dhe kushdo që do të vërtetoje koherencën në vite mund ta bëjë se janë publike. Po e risjell këtë çështje. Vëllai im ka qene 22 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur në vitin 2002. Unë i kam kërkuar kryeministrit të kohës dorëheqjen, por kryeministri Pandeli Majko refuzoi dorëheqjen time në atë kohë,” deklaroi  Xhafaj./d.m-dritare.net

LEXO DHE :  Unaza e Re/ Basha: Spastrim etnik

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.