Xhafaj i përgjigjet sulmeve të LSI: Policia nuk të bën forcë të parë
E Hënë 19 Qershor 2017, 12:12
Dritare.net
“Reforma në drejtësi është një premtim i bërë nga ne në fillim të mandatit tonë që është duke u mbyllur. Është një nga premtimet dhe angazhimet e mbajtura. Ne jemi të vendosur për të vijuar në zbatimin e kësaj reforme. Shpresoj që 25 qershori të jetë dita që do hapë rrugën e shtetit të së drejtës, shtetit në shërbim të qytetarëve”, tha Xhafaj.
Ai i ka kthyer përgjigje edhe sulmeve të LSI, pas rasteve të dhunës dhe incidenteve në fushatë.
“Policia nuk të bën forcë të parë dhe as nuk të pengon të jesh forcë e parë. Dënoj çdo akt dhune në procesin zgjedhor të ndëshkohen me ligj. Në rastet e dhunës, rol të rëndësishëm ka prokuroria e shtetit. Prokurorët kanë përgjegjësinë e zbardhjes së shpejtë të ngjarjeve”, vijoi Xhafaj.