Xhafaj: Gjermania është pro hapjes së negociatave
E Enjte 21 Qershor 2018, 18:06
Dritare.net
Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj eshte pritur ne Berlin nga ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer, dhe deklaron se ka marë lajmi ne mirë për Shqipërinë.
“Bashkë me drejtues të lartë të PSH në vizitë zyrtare në Gjermani. Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e plotë dhe të dpd që partnerët gjermanë i japin Policisë në luftën kundër krimit. Rikonfirmim i dyanshëm i angazhimit për thellim të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen
Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me Ministrin e Brendshëm Federal, z.Seehofer. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Dritë jeshile për hapjen e negociatave. Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij F.J.Strauss. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike!”/ I.M-Dritare.net