Xhafaj flet pas arrestimeve: Do t’i nxijmë jetën atyre që bëjnë të fortin me shtetin
Dritare.net
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas publikimit të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve” . Xhafaj nëpërmjet një postimi në Twitter shprehet se do të ketë ndëshkim për të gjithë ata që bëjnë të fortin në lokale, lagje e qytete. Kush guxon të bëjë të fortin përballë shtetit, policia do i nxijë jetë, ka thënë Xhafaj .
“Forca e Ligjit në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor ‘Ndëshkimi i ‘të fortëve’ në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!
Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata ‘Të fortët’ e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj ‘të fortin’ përball shtetit, Policia do t’i ‘nxijë’ jetën!
Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!”, shkruan Xhafaj në Twitter. V.D/Dritare.net/