Xhafaj: Berati meriton çmimin e parë për sigurinë publike!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndalesën e radhës për sigurinë publike e ka bërë në Berat, ku përveç të tjerave ka vlerësuar këtë qark për nivelin e ulët të kriminalitetit.

Xhafaj ka thënë se nga statistikat e para, ka mbetur i surprizuar pasi rezultatet janë shumë pozitive, sa i përket kriminalitetit dhe është shprehur se nëse do të kishte një çmim për sigurinë publike, ai i takon qarkut të Beratit.

LEXO DHE :  12 mite rreth të pasurve, që nuk janë të vërteta!

“Unë dëshiroj të them që nëse sot do të kisha mundësinë të jepja një çmim në shkallë vendi për çështjet e rendit dhe sigurisë, jemi në një mendje me drejtorin e Përgjithshëm, që në Republikën e Shqipërisë, çmimi i parë do t’i jepet qarkut të Beratit. Kur kam parë statistikat jam surprizuar./d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.