Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një konferencë shtypi theksoi se vëllai i tij, nuk do të bënte asnjë ditë burg në Shqipëri, ndërsa i konsideroi të pacipë ata që e sulmuan atë. Xhafaj theksoi se i vëllai ka bërë 1 muaj burg në Itali në vitin 2012 dhe më pas është dëbuar. Ministri u shpreh se ndiheshin të lënduar familjarisht për gjithçka po ndodhte.
“Lidhur me falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale, është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten. Edhe sot nuk ju besoj veshëve kur e dëgjoj këtë akuzë. Qesharak komplet këta lloj njerëzish. Pa pikë personaliteti. Në këtë rast nuk mund t’ju thuash as spekulantë politikë.
E para nuk ka kontributin teknik timin në këtë çështje”-tha ai./d.m-dritare.net