Worldmap publikon klasifikimet në bazë të inteligjencës, ja ku renditet Shqipëria!
Dritare.net
Klasifikim famëkeq e udhëheq Bosnje Hercegovina. Filll pas tyre, me një diferencë mjaft të vogël në pikëzim, vjen Shqipëria.
Kështu, në një renditje ku vendi i parë është ai më i inteligjenti në botë, mes 110 shteteve, Shqipëria renditet e 70-ta, me një koeficient inteligjence mesatare në vetëm 84 pikë.
Me të njëjtin koeficient renditet edhe Mali i Zi.
Në krye të listës qëndron Singapori, i ndjekur nga Hong Kongu, me një koeficient inteligjence në 108 pikë, ndërkohë që në fund qëndron Guinea Equatoriale, me një koeficient në 56 pikë.
Studimet më të fundit tregojnë se ka disa faktorë që ndikojnë në inteligjencën e një personi dhe shoqërie të caktuar, si për shembull temperatura, të ardhurat mesatare, por edhe shpenzimet më arsimin, raporton SCAN.
Për Shqipërinë, kjo e fundit fiksohet në vetëm 56 dollarë për frymë. Mbas Moldavisë, kjo është norma e dytë më ë ulët në Evropë.
Për vendet që qëndrojnë në krye të klasifikimit sa i përket inteligjencës, shpenzimet për arsimin variojnë nga 900 dollarë për frymë, deri në 3500 dollarë për frymë.
Sipas studimit inteligjenca është diçka që stërvitet dhe për të dalë nga pozicioni i të qenit vend i dytë më pak inteligjent në Evropë, mesa duket, duhet të rriten ndjeshëm shpenzimet për arsimin, si dhe të ardhurat mesatare për frymë./A.C/dritare.net