Vuçiq bëhet president i Serbisë, ja të dhënat e fundit

President i ardhshëm i Serbisë, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Aleksandar Vuçiq. Kryeministri aktual serb ka fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot në Serbi, në bazë të 70 për qind të votave të numëruara deri në orën 21:20. Vuçiq ka marrë 55.20 për qind të votave, kurse rivali i tij kryesor, Sasha Jankoviq, është i dyti, me 16.00 për qind të votave, ka bërë të ditur organizata Ipsos. Gjasat janë minimale që të ketë rreth të dytë të votimit, shkruajnë mediat serbe, duke cituar burimet e tyre brenda partive serbe. Sipas të dhënave jozyrtare, rreth 55 për qind e serbëve me të drejtë vote kanë votuar për presidentin e ri.

LEXO DHE :  Edhe personazhet e famshëm qenkan fiksuar pas kësaj loje!

Organizata CeSID ka thënë se kjo është pjesëmarrja më e ulët në zgjedhje në Serbi që nga viti 2012. /Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.